Barcelona – PSV: Përballja klasika, përballja kruciale, të rejat nga skuadrat dhe gjithçka tjetër

Pesë herë kampioni i Evropës, Barcelona do ta fillojë edicionin e ri të Champions Leagues në shtëpi ndaj kampionit të Holandës, PSV Eindhoven.

Të dyja skuadrat e kanë filluar sezonin e ri në kampionatet përkatëse në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa Barça i ka fituar 4 takimet e para në La Liga, ndërsa PSV ka 15 pikë pas 5 takimeve të para në Eredivisie.

Champions League final – ‘Barcelona v Juventus’

Megjithatë, kanë kaluar disa vite që prej kur këto skuadra kanë bërë diçka të madhe në kompeticionet evropiane – Barcelona nuk e ka arritur gjysmëfinalen CL që prej vitit 2015.

Dhe normalisht ky është një dështim i katalunasve. Nga ana tjetër, PSV e ka arritur vetëm fazën e eliminimit direkt dy herë që prej vitit 2007 dhe të dyja skuadrat synojnë një fillim të mbarë sonte, transmeton IndeksOnline.

Përballja klasike:

Barcelona 3-1 PSV Eindhoven (Gjysmëfinalja e UEFA Cup 1977/78).

Barcelona është përballur vetëm tri herë me PSV-n në të kaluarën, kështu që nuk ka bollëk për të zgjedhur nga ndeshjet ndërmjet tyre.

Para kësaj, gjysmëfinalja e UEFA Cup më 12 prill të vitit 1978 ishte e jashtëzakonshme, ku PSV fitoi 3-0 para tifozëve të tyre, duke u konsideruar favorit për kalimin në finale.

FBL-ESP-LIGA-BARCELONA-REALMADRID

Megjithatë, në ”Camp Nou”, të drejtuar nga holandezi, Johan Cruyff, klubi katalunas shënoi 2 gola pas 20 minutash lojë.

Në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 48-të, Nick Deacy shënoi për PSV-n dhe për rezultatin e të dyja ndeshjeve, 4-2.

Uefa Cup – ‘Barcelona v PSV Eindhoven’

Barcelona shënoi sërish në minutën e 69-të, por ishte PSV-ja që u kualifikua tutje për në finale.

Në finale, skuadra holandeze mposhti Bastian me rezultat, 3-0 duke e fituat titullin e parë dhe të vetëm të UEFA-s që prej themelimit të klubit.

Përballja kruciale:

Lionel Messi kundër Daniel Schwaab.

Pavarsisht se në skuadër ka lojtarë si Luis Suarez, Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitic, Barcelona e ka edhe më të mirin e historisë, Lionel Messin, dhe forma e tij është e lartë.

Real Sociedad v FC Barcelona – La Liga Santander

Nëse PSV është duke menduar se ka ndonjë shans për të marrë rezultat të mirë në ”Camp Nou”, atëherë ata duhet ta bllokojnë Messin me të gjitha forcat.

Do të jetë emocionale ta shohim një përballje ndërmjet sulmit fantastik të Barcelonës dhe mbrojtjes së talentuar të PSV-s. Përballja kruciale do të jetë mes gjermanit, Schwaabb dhe Messit.

Të rejat nga skuadra:

Barcelona nuk e ka aspak të sigurtë fitoren sonte, edhe pse pritet të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Coutinho dhe Sergio Busquets kanë pushuar në ndeshjen e fundit ndaj Real Sociedadit, dhe të dy pritet të luajnë sonte ndaj PSV-s.

Real Sociedad v FC Barcelona – La Liga Santander

Deri më tani këtë sezon, katalunasit nuk janë përballur me ndonjë lëndim serioz. Spanjolli, Sergei Samper është i vetmi që është në dhomën e trajtimeve mjekësore pasi pësoi një lëndim të lehtë në kyçin e këmbës.

Ndërsa, PSV pritet të jetë e kompletuar për sfidën e sontme ndaj Barcelonës.

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Umtiti, Pique, Alba; Busquets, Coutinho, Raktic; Dembele, Suarez, Messi.

PSV Eindhoven: Zoet; Dumfries, Schwaab, Viergever, Angelino; Rosario, Periero, Hendrix; Lozano, L De Jong, Bergwijn.