Barcelona rrit distancën nga Reali në La Liga

Barcelona ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Real Betis, në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga.

Edhe pse në disavantazh të hershëm, katalunasit e përmbysën për të fituar me rezultat të thellë 3-5 për t’i arkëtuar pikët e plota.

Fillimisht Betis befasoi të gjithë për të kaluar në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë falë Antony.

Megjithatë, i menjëhershëm ishte reagimi i Barcelonës. Ferran Torres shënoi pas asistimit të Jules Kounde (11’).

Spanjolli ishte në ndeshjen ndoshta më të mirë, ku pas vetëm dy minutave e përmbysi rezultatin me një vollej të fuqishme (13’).

Për golin e tretë u përkujdes talenti suedez Roony Bardghji me një supergol (31’) pas asistimit të Pedrit.

Nëntë minuta më vonë, Ferran Torres edhe e kompletoi het-trikun pas asistimit tjetër të Pedrit (40’).

Pas kësaj Barcelona edhe fitoi një penallti pas një prekje të topit me dorë, ku Lamine Yamal e finalizoi (59’).

Betisi pastaj nisi këndelljen. Fillimisht shënuan me Pablo Gacria mirëpo u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Diogo Llorente që shënoi golin e dytë për Betisin pas rivendjes këndore (85’), kurse golin e tretë dhe të fundit e shënoi Cucho Hernandez (90’).

Barcelona kësisoj mbetet lider me 40 pikë, derisa Betis zë pozitën e pestë me 24 sosh.