Barcelona vazhdon me fitore në La Liga

‘Blaugrana’ mposhtën 3:0 ekipin e Sevillas.

Gjatë gjithë takimit skuadër më e mirë ishin Barcelona, si në raste ashtu edhe në posedimin e topit.

Pjesa e parë u konkretizua me mundësi të mira shënimi nga lideri i La Ligës, por rrjeta nuk u tund.

Në 45 minutat e tjerë Barça vazhdoi të kërkonte golin e epërsisë.

Atë e arritën me anë të Jordi Alba. Spanjolli shënoi pas asistimit nga Franck Kessie në minutën e 58’ të ndeshjes.

Sevilla nuk arritën të bëjnë asgjë drejt portës të Marc Andre Ter Stegen.

Ndërsa, Barcelona shënuan edhe dy herë.

Në minutën e 71’ realizoi gol Gavi. Kurse, në minutën e 79’ ishte Raphinha ai që shënoi dhe çoi rezultatin në 3:0.

Me këtë fitore Barcelona shkëputet shumë nga Real Madridi, shkon në kuotën e 53 pikëve, tetë më shumë se ata.

Sevilla pozicionohen në vendin e 16 me 21 pikë.