Barcelona zyrtarizon Ferran Torresin

Barcelona ka kompletuar transferimin e sulmuesit Ferran Torres.

Torres ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me gjigantin spanjoll, derisa ka klauzolë lirimi me vlerë 1 miliard euro, shkruan lajmi.net.

Barcelona përmes një komunikate zyrtare postoi një video të Torres duke e zyrtarizuar, derisa shtoi “Dhe ekuipazhi i të rinjve rritet”.

Ndërkohë, raportohet se Barcelona pagoi plotë 55 milionë euro te Man City plus 10 milionë euro nëse plotësohen bonuset.