Basaksehir “shokon” Man Unitedin dhe merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

Basaksehir ka shënuar një fitore historike në Ligën e Kampionëve, duke e mundur 2:1 Manchester Unitedin.

Një vendosje jo të mirë të mbrojtjes së Manchester United, e shfrytëzuan mirë vendasit, që shënuan me sulmuesin e njohur, Demba Ba, për 1:0, në minutën e 13’, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 40’, Edin Visca dyfishoi epërsinë.

‘Djajtë e Kuq’ reaguan shpejt, dhe në minutën e 43’ shënuan për 2:1, me anë të Anthony Martial.

Pjesa e dytë nuk solli asnjë gol, dhe Basaksehir mori tre pikë shumë të rëndësishme përballë Manchester United.