Ballina Lajmet Kosovë Bashkim Jashari dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura”

Bashkim Jashari dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura”

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës FSK, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u dekorua me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” gjatë një takimi në Tiranë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), gjenerallejtënant Arben Kingji.

Ndarja e kësaj medalje u bë në shenjë vlerësimi të lartë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe forcimin e bashkëpunimit vëllazëror mes dy forcave.

Në takim u diskutua edhe mbi situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë..

Me këtë rast u tha se bashkëpunimi ndërmjet FSK dhe FARSH vazhdon të thellohet me qëllim të adresimit të sfidave të përbashkëta të sigurisë në rajon dhe më gjerë.