BE, 18 miliardë euro ndihmë Ukrainës për vitin 2023

Të premten, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi se BE-ja do t’i japë Ukrainës deri në 18 miliardë euro ndihmë financiare gjatë gjithë vitit 2023 për të mbuluar nevojat themelore buxhetore të vendit të shkatërruar nga lufta.

“Është shumë e rëndësishme që Ukraina të ketë një fluks të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm të të ardhurave”, tha von der Leyen në fund të takimit dy-ditor të liderëve të BE-së në Bruksel.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi në fillim të këtij muaji se vendit të tij do t’i duhen rreth 55 miliardë dollarë (56 miliardë euro) për të mbajtur deficitin buxhetor të vitit të ardhshëm dhe për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar se, për vitin 2023, Ukrainës do t’i nevojiten ndërmjet 3 deri në 4 miliardë euro ndihmë të huaj në baza mujore për të mbajtur shërbimet e saj publike në funksion në sfondin e pushtimit rus. /euronews