Nëna që mallkon fëmijët e saj

Pyetje: Ka shumë nëna të cilat kur zemërohen me fëmijët e tyre i mallkojnë me dua. A është i lejuar një veprim i tillë? Dhe ai zë fëmijët mallkimi?

Përgjigja: Nuk i lejohet muslimanit dhe muslimanes të mallkojnë fëmijët e tyre me dua, madje atyre nuk u lejohet të mallkojnë as veten. Mund të ndodhë që mallkimi t’i zërë fëmijët për shkak se nëna po mallkon në momentin kur duaja pranohet. Profeti (a.s) ka thënë: “Mos u lutni kundra vetes, fëmijëve, shërbëtorëve dhe pasurisë tuaj, sepse lutja e bërë në këtë rast mund të përkojë me kohën kur Allahu i përgjigjet asaj.”[1]

Fetvadhënësi: Axhil En Neshmi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Muslimi (3009).