BE-ja dënon sulmin ndaj policisë në veri, kërkon të shmangen tensionet

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së premtes në veri.

Zyra e BE-së në Kosovë e quajti të papranueshëm këtë sulm.

“Bashkimi Evropian në Kosovë dënon ashpër sulmin e dhunshëm ndaj patrullës së Policisë Kufitare të Kosovës në komunën e Zubin Potokut mëngjesin e sotëm. Policia e Kosovës është ofruesi kryesor i sigurisë dhe çdo përdorim i forcës kundër policëve të saj është i papranueshëm”, thuhet në përgjigje.

BE-ja ka bërë thirrje që të shmangen spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme, duke theksuar se hetimi i rastit do të bëhet