BE miraton vaksinën Moderna kundër COVID-19

Agjencia e ilaçeve e Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar vaksinën e koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga ndërmarrja amerikane e bioteknologjisë Moderna, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) rekomandoi dhënien e autorizimit të kushtëzuar për kompaninë Moderna një javë më herët sesa pritej fillimisht, pasi BE u kritikua për legalizimin shumë të ngadaltë të vaksinave.

Pas miratimit të vaksinës BioNTech/Pfizer në dhjetor, kjo është vaksina e dytë që merr dritën jeshile nga rregullatori evropian.

Komisioni Evropian pritet të japë autorizimin përfundimtar për tregtimin e vaksinës Moderna.

“Kjo vaksinë na siguron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktuale”, tha Emer Cooke, drejtori ekzekutiv i agjencisë.

Vaksina provoi se është 94,1 për qind efikase në testet ku u përfshin 30 mijë njerëz.

Për blerjen e rreth 2 miliardë dozave të vaksinës, BE arriti marrëveshje me gjashtë kompani farmaceutike, respektivisht me Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca, CureVac, Johnson & Johnson dhe Sanofi/GlaxoSmithKline.