BE vendos ”roaming” falas për refugjatët ukrainas

Njëzet e katër operatorë celularë të BE-së dhe tre kompani telekomunikuese ukrainase nënshkruan marrëveshje për sigurimin e shërbimit ”roaming” falas gjatë bisedave ndërkombëtare midis BE-së dhe Ukrainës, thuhet në shënimin e publikuar në ueb faqen e Komisionit Evropian.

”Qëllimi i dokumenteve të nënshkruara është t’u ndihmohet ukrainasve të zhvendosur në Evropë të jenë në kontakt me familjen dhe miqtë në Ukrainë”, shton deklarata.

Komisioni Evropian theksoi se operatorët telekomunikues kanë ndarë një milion skeda ”SIM” falas refugjatëve në Ukrainë. Thirrjet për ta nëpër vendet e BE-së do të jenë falas. /atsh