Befasi për drejtuesit e mjeteve në Gjermani: Policia ka një strategji të re me kamerat e shpejtësisë

Policia shpreson se puna edukative do të parandalojë disa aksidente sepse shumë shkelës të rëndë nuk mund të ndalohen me gjoba të larta apo me ndalim të drejtimit.

Deri më tani, policia në shtetin gjerman të North Rhine-Westphalia njoftonte rregullisht në platformën X vendet ku do të kryenin kontrollet e shpejtësisë dhe tani kësaj i ka ardhur fundi. Këto njoftime nuk do të jenë më të disponueshme.

Siç raporton Kolnische Rundschau, Ministria e Brendshme e North Rhine-Westphalia ka konfirmuar një strategji të re policore sipas së cilës kontrollet nuk do të shpallen më sepse atëherë ato do të ishin më pak efektive.

Në Bochum, Dortmund dhe Linnen, për shembull, policia tashmë ka ndaluar publikimin e informacionit për kamerat. Në vend që të raportojnë çdo ditë se ku vendosen kamerat e shpejtësisë, departamentet e policisë duan të fokusohen në parandalimin dhe të etiketojnë temat përkatëse në mediat sociale me #Life.

Qëllimi është të arrihet drejtpërdrejt tek shfrytëzuesi i rrugës dhe të ndërgjegjësohen ata për përgjegjësinë e tyre për sigurinë rrugore.

Aksidentet në shumicën e rasteve kanë një shkak njerëzor, sepse rregullat janë injoruar. Policia shpreson se puna edukative do të parandalojë disa aksidente sepse shumë shkelës të rëndë nuk mund të ndalohen me gjoba të larta apo me ndalim të drejtimit.