Befasia e mbrëmjes, Real Madrid mposhtet nga Sheriff në “Santiago Bernabeu”

Real Madrid ka pësuar humbje nga Sheriff Tiraspol.

“Los Blancos” u mposhten në shtëpi me rezultat 1 – 2, shkruan lajmi.net.Sheriff kaloi në epërsi pas një goli të Jakhshibaev që shënoi me kokë pas harkimit të Cristiano (25′).

Real Madrid barazoi rezultatin përmes Karim Benzema që shënoi nga pika e bardhë (65′).Krejt në fund, doli në skenë Thill që shënoi fitoren për Sheriff në minutën e fundit (90′).

Me këtë fitore, Sheriff është lider me gjashtë pikë, derisa Reali renditët i dyti me tre sosh