Distira në finale të Evropianit, siguron medalje

Kosova ka siguruar tjetër medalje të madhe në xhudo.

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian në Zagreb dhe e ka të sigurt medaljen. Distria në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kilogramë mposhti spanjollen Ariane Toro Soler. Ndaj saj dominoi plotësisht.

Kampionia olimpike e kaloi rrethin e parë pa luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa në atë të dytë e mposhti ukrainasen Anna Borodina.

E në rrethin e tretë, respektivisht në çerekfinale, xhudistja pejane mposhti koaten Ana Viktorija.