Bëhet e ditur se nga cila komunë janë 4 të infektuarit e fundit me koronavirus

13 është gjithsej numri i tanishëm i të infektuarve me koronavirus në  Kosovë.

Katër rastet e fundit janë konfirmuar pak minuta me parë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia bëri të ditur se të katër rastet janë nga fshati Stubëll e komunës së Vitisë.

“Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë”, tha Vitia.

Gjithashtu ai theksoi se në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme.

“Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.Ju faleminderit për mirëkuptim!”, theksoi ministri.