Bekim Jashari zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Skenderajt

Kryetari aktual i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij edhe për një mandat në krye të kësaj komune.

Përmes një statusi në Facebook, Jashari ka thënë se idealin e tyre të përbashkët për zhvillimin e komunës po e zyrtarizojnë me veprimin e përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Skenderajt, Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt. Andaj me 28.07.2021, në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00, ju ftoj që të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të rrugëtimit të përbashkët për Skenderajn tonë”, thuhet në njoftimin e Jasharit.

Kujtojmë se kandidaturën për kryetar të Skenderajt e ka zyrtarizuar edhe Sami Lushtaku nga PDK.