Belgjikë, protesta kundër vaksinimit të detyruar kundër COVID-19

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, është mbajtur një marsh protestues kundër vaksinimit të detyrueshëm në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa mijëra protestues u mblodhën në stacionin e trenit Gare du Nord duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane kundër vaksinimit.

Protestuesit thanë se askush nuk ka të drejtë t’i detyrojë qytetarët për vaksinim të detyrueshëm kundër COVID-19.

Protesta u organizua nga shoqata “Samen voor Vrijheid” (Së bashku për Lirinë), e cila bashkon disa organizata.

Organizatorët e demonstratës ftuan të gjithë qytetarët që kundërshtojnë masat kundër COVID-19 të bashkohen.

Ndërkohë, kryeministri Alexander De Croo reagoi ndaj demonstratave, duke thënë se “qytetarët do të ishin në izolim për muaj të tërë dhe nuk do të kishin një jetë normale nëse të gjithë do të silleshin ashtu siç duan protestuesit”. /aa