Belgjikë, zbulohet një nënversion i variantit Omicron të COVID-19

Në Belgjikë është zbuluar një nënversion i Omicronit i cili përbën 98 për qind të rasteve të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare Belga të lajmeve të Belgjikës thuhet se nënversioni është zbuluar për herë të parë në laboratorin e spitalit Jessa në qytetin Hasselt.

Dr. Peter Messiaen, specialist i infeksioneve në Universitetin Hasselt tha se ende nuk ka informacion për versionin dhe se nuk dihen ende efektet potenciale të tij dhe se në cilin drejtim do të zhvillohet.

Tom Wenseleers, profesori biostatistikës në Universitetin Katolik Leuven më 18 janar tha se një nënversion i Omicron-it po qarkullon pa u vënë re në Belgjikë dhe se nënversioni nuk mund të përcaktohet duke përdorur të njëjtën teknikë si versioni i parë i Omicron-it.

Ai theksoi se ka shumë pak njohuri për nënversionin i cili mund t’i shpëtojë sistemit imunitar në një farë mase. Gjithashtu Wenseleers ka njoftuar se me shumë mundësi ai mund të ketë ardhur nga India dhe se është i pranishëm edhe në Danimarkë.

Varianti Omicron për herë të parë në Evropë u regjistrua më 25 nëntor në Belgjikë.

Aktualisht Omicron përbën 98 për qind të rasteve në Belgjikë. /aa