Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ben-Gvir kërkon shpërbërjen e Autoritetit Palestinez

Ben-Gvir kërkon shpërbërjen e Autoritetit Palestinez

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka kërkuar shpërbërjen dhe çmilitarizimin e Autoritetit Palestinez, pas një incidenti me të shtëna pranë Hebronit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku sipas autoriteteve izraelite, pesë izraelitë mbetën të plagosur.

“Duhet të veprojmë para se të jetë tepër vonë. Autoriteti Palestinez duhet të shpërbëhet dhe të çmilitarizohet, ndërsa infrastruktura e tij terroriste duhet të shkatërrohet plotësisht”, deklaroi Ben-Gvir të premten.

Deri më tani, nuk ka të dhëna që Autoriteti Palestinez të ketë qenë i përfshirë në incidentin në fjalë.

Ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë dy persona, të cilët i cilësoi si “sulmues të dyshuar”, pranë Hebronit, ndërsa operacionet e kërkimit po vazhdojnë. Ndërkohë, mediat palestineze, duke cituar burime lokale dhe mjekësore, raportuan se dy palestinezë u vranë nga të shtënat e forcave izraelite pas një incidenti të armatosur.

Deklaratat e Ben-Gvirit vijnë pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Izrael, të cilat do të mbahen më 27 tetor. Zgjedhjet konsiderohen gjerësisht si një test për udhëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu. /mesazhi