Bennet: Izraeli nuk kërkon konfrontim ushtarak

“Ne nuk po kërkojmë konfrontim dhe nuk duam konfrontim, por jemi gati për çdo skenar nëse ekziston”, tha Bennet

Kryeministri izraelit, Naftali Bennet, ka deklaruar se Tel Avivi nuk kërkon konfrontim ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk po kërkojmë konfrontim dhe nuk duam konfrontim, por jemi gati për çdo skenar nëse ekziston”, tha Bennet derisa inspektonte stërvitjet vjetore 1-mujore të ushtrisë izraelite të quajtur “Karroca e zjarrit”.

“Armiku e din se nëse ne tërhiqemi në konfrontim, ai do të paguante një çmim të padurueshëm”, shtoi ai pa dhënë detaje të mëtejshme.

Nga ana e tij, ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz, i cili po ashtu ishte i pranishëm në stërvitjen ushtarake, tha se siguria e Izraelit ruhet nga “përdorimi i forcës dhe ndërtimi i vazhdueshëm dhe afatgjatë i forcës”.

“Mund të them se kjo stërvitje tejkalon gjithçka që ishte përpara. Është e thellë dhe e vazhdueshme, në të gjitha frontet,” tha Gantz.

Të hënën, ushtria izraelite filloi një stërvitje ushtarake që simulon një luftë shumë-frontesh dhe shumëdimensionale në ajër, në det, në tokë dhe në frontin kibernetik. /aa