Beqiri: Projektligji për Trepçën të mos na ndajë në etni dhe parti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se projektligji për Trepçën simbolizon shumë çka për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Sipas tij, ky projektligj është ngjarje e veçantë për qytetarët e Kosovës, veçmas për punëtorët e Trepçës, të cilët kanë sakrifikuar shumë për shtetin e Kosovës, në të gjitha etapat e shtet ndërtimit.

“Nuk ka se si mos t’i gëzohemi faktit që Trepça po bëhet me ligj i cili realizon një të dejtë të tyre dhe po bëhet zgjidhje e zgjidhjes së ankthit dhe problemit për të ardhmen e tyre si punëtorë. Vota për këtë projektligj nuk duhet me nda as në etni as në parti. Unë dua të besoj që vota për projektligjin do të jetë votë e fuqishme”, tha ai.