Cilës pyetje duhet t’i përgjigjemi më parë:
pse njeriu beson në Zot,
Le ta ndryshojmë pak çështjen dhe pastaj të kthehemi sërish te përgjigjja.
Imagjinoni që jeni kthyer në shtëpinë tuaj pas një dite të gjatë pune dhe keni gjetur ushqimin gati në tavolinë; çdo gjë është e rregulluar dhe e pastër, ndryshe nga mënyra se si e keni lënë në mëngjes kur jeni larguar.
Cili do të ishte mendimi juaj i parë?
Që dikush ka hyrë në shtëpinë tuaj dhe ka rregulluar gjithçka?
Apo do të uleshit të hani pa menduar fare se kush e ka përgatitur ushqimin, duke supozuar se “askush” nuk e ka bërë këtë, ose se “ka ndodhur vetvetiu”?
Ata që besuan, fillimisht pyetën:
kush e bëri gjithë këtë Univers?
Ndërsa ata që nuk besuan, zgjodhën opsionin e dytë: të mos pyesin kush e bëri gjithçka.
Me ateizmin nuk ka një përgjigje përfundimtare: gjithçka i atribuohet natyrës dhe evolucionit. Por nuk jepet një përgjigje se kush e nisi gjënë e parë, fillimin e parë.
Nëse nuk ju bind përgjigjja e besimtarëve,
a është vallë më bindëse “mungesa e përgjigjes” se ateistëve?
E çuditshme…
Hoxhë Halil Avdulli









