Betohen deputetët e rinj të Kuvendit, dhe ata që munguan në seancën konstituive

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në fillim të kësaj seance është bërë betimi i deputetëve të rinj të Kuvendit dhe atyre të cilët munguan në seancën konstituive të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca lexoj tekstin e betimit të deputetëve të cilët pastaj në fund thanë fjalën “betohem”.

Deputetët e rinj që i janë bashkuar Kuvendit janë: Shemsedin Dreshaj nga AAK, i cili zëvendëson Daut Haradinajn pasi ku i fundit dha dorëheqje nga posti i deputetit.

Kurse nga LVV deputetët e rinj që i janë bashkuar Kuvendit janë: Enevr Haliti, Shqipe Iusfi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni-Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli.

Të nëntë këta deputetë zëvendësojnë Donika Gërvallën, Hekuran Muratin, Arben Vitinë, Arbërie Nagavcin, Hajrullah Çekun, Liburn Aliun, Faton Pecin, Xhelal Sveçlën dhe Rozeta Hajdarin.

Kurse deputetja Samra Ilijaz e zëvendëson Emilija Rexhepin, Firdan Lala zëvendëson Elbert Krasniqin dhe Enis Kervan zëvendëson Fikrim Damka.

Betimin si deputet e bënë edhe deputetët që munguan në seancën konsitutive, Memli Krasniqi, Aridan Kastrati, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Behgjet Pacolli.