Biden: Do të përkujdesemi që Ukraina të ketë armë për t’u mbrojtur nga pushtuesi rus

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se do të përkujdeset që Ukraina të ketë mjaftueshëm armë për ta mbrojtur veten nga forcat pushtuese ruse.

Biden po ashtu ka thënë se SHBA-ja do të dërgojë para, ushqim e ndihma për të shpëtuar jetët e ukrainasve.

“Ne do të përkujdesemi që Ukraina të ketë armë për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese ruse. Do të dërgojmë para, ushqim dhe ndihma për të shpëtuar jetët e ukrainasve. Do të mirëpresim me duar të hapura refugjatët ukrainas”, ka shkruar Biden në Twitter. /koha