Biden: SHBA do të diskutojë me G7 sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të mërkuren se po merr në shqyrtim vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë.

“Ne jemi gjithmonë të hapur ndaj sanksioneve shtesë. Dhe unë kam qenë në konsultim. Do të flas me anëtarët e G7 këtë javë në lidhje me hapat që do të ndërmarrim”, tha Biden.

Grupi i Shtatë është një forum politik ndërqeveritar i përbërë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.