Biden: ShBA gati edhe nëse gjërat shkojnë keq në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA) Joe Biden tha se ata janë të gatshëm të angazhohen në diplomaci me Rusinë, por janë “gati me çdo kusht dhe çmim” edhe nëse gjërat shkojnë keq në Ukrainë.

Këtë deklaratë Joe Biden e bëri para takimit me Emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani në Shtëpinë e Bardhë, ku foli edhe krizën ukrainase.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të angazhohen në diplomaci, por janë të gatshme me çdo kusht nëse gjërat përkeqësohen në Ukrainë,” tha kreu i Shtëpisë së Bardhë. /trt