Bideni letër Vuçiqit: Normalizo shpejt marrëdhëniet me Kosovën

Në këtë letër, Bideni e inkurajon Vuçiqin që të bëjë hapa drejt promovimit të paqes e stabilitetit në rajon.

Bideni po ashtu i thotë të parit të Serbisë që të normalizohen shpejtë marrëdhëniet me Kosovën ndërpërmjet dialogut.

“Duke qenë se keni lënë prapa zgjedhjet, e inkurajoj Serbinë të bëjë hap para në promovimin e paqes dhe stabilitetit në krejt rajonin dhe të ndërmarrë veprime proaktive, përfshirë kompromis kur është i nevojshëm – me qëllim të normalizimit të shpejtë të marrëdhënieve me Kosovën nëpërmjet dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë që të angazhohen nga afër me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian për ta arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet në mesazhin e Bidenit drejtuar Vuçiqit.