Bie edhe më tej numri i pacientëve në trajtim nga COVID-19

67 pacientë më pak të spitalizuar, krahasuar me ditën e djeshme, janë duke u trjatuar në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithme.

Bazuar në raportin e punës së datës 16 shtator, 2021, në kuadër të ShSKUK-së, në trajtim janë 719 pacientë të shtrirë për trajtim nga COVID-19. 603 pacientë janë më oksigjeno-terapi dhe 47 në trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 87 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 51 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 43 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacienë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Prizrenit, 87 pacientë
Spitali i Gjakovës, 58 pacientë
Spitali i Pejës, 128 pacientë
Spitali i Gjilanit, 58 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë
Spitali i Ferizajt, 52 pacientë