Bija ime!

Sa të ëmbla i ke buzëqeshjet si fëmijë sepse nuk din t’i analizosh ende gjërat, por sa më dhimbsesh se në botën ku jetojmë do përballesh me gjëra që shpesh herë do ta vrasin buzëqeshjen!

Bija ime!

Dëgjo me nanën, të këshilloj që kohën, fuqinë tënde, çastet më të mira të ia kushtosh Zotit, lutjeve për shpirtin tënd sepse ato të bëjnë dobi, ndërsa përpjekjet dhe mundin që bën për shumë njerëz, dije se shpesh herë do mbetesh e zhgënjyer dhe e pa falenderuar!

Bija ime!

Ti sërish vazhdo të bësh mirë, sillu mirë me të gjithë sepse ky është obligim moral, pavarësisht se dikush sillet vrazhdë me ty!

Bija ime!

Askujt mos ia mbyll derën edhe nëse dikush madje ta përplas fytyrës derën e shtëpisë së vetë, ti sërish bëhu mikëpritësja më e mirë!

Bija ime!

Njerëzit ndryshojnë çdo ditë, maskat janë bërë falas, ndaj të rikujtoj që mos habitesh, ji e gatshme të takosh gjithçka në jetë, por ti sërish mos e prish sjelljen tënde!

Bija ime!

Shoqërohu dhe lidhu mirë me librin, dije se shok më të mirë se ai nuk do gjeshë!

Bija ime!

Bëj durim atëherë kur të përbuzin, të përqeshin dhe të përgojojnë, por mos qaj kot sepse askush nuk mërzitet nëse ti e shkatërron veten!

Bija ime!

Falë Zotit ke familjen tënde, lidhu për të sa më fortë, buk,ujë ke, edhe shtëpi ke, mos u bëj nevojtar i askujt!

Bija ime!

Fali të gjith, respektoi të gjithë, duaj, nderoi, vlerësoi siç të ka hije, por nëse të injorojnë, nëse bëhen se stë shohin, nëse s’të vlerësojnë, mos u shko pas kurrë, ik largohu duke i bërë vetes nderin më të madh!

Emine Bajrami