BIK: Sivjet shkuarja në Haxh do të kushtojë 5.700 euro

Bashkësia Islame e ka publikuar pakon për shkuarjen në Haxh, e cila kushton 5.700 euro.

Në kuadër të pakos hyjnë transporti, ushqimi, vizitat në vendet historike në Medinë e shumë të tjera.

Ndërkaq, në disponimin e komentuesve vërehet një pakënaqësi për sa i përket shumës së nevojshme, të cilën e kanë cilësuar shumë të lartë.

Kujtojmë se numri i besimtarëve që shkojnë në vendet e shenjta është rritur dhjetëfish dhe mosha mesatare është 40-vjeç.

Çmimi i Haxhit për besimtarët kosovarë në vitin 2019 ishte 4.150 euro.