BIK-u rikujton: Nesër nuk falet xhumaja

BIK-u përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak të gjendjes me Korona Virus(COVID-19), me vendim të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, është pezulluar Namazi i Xhumasë si dhe namazet tjera ditore me xhemat në Xhami.

“Prandaj, nesër nuk do të falet Namazi i Xhumasë në asnjë Xhami në Kosovë, por si zëvendësim të xhumasë, duhet të falni namazin e drekës nëpër shtëpitë e juaja ! Zoti na ndihmoftë ta kalojmë këtë sprovë”, thuhet në njoftim.