Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë javës së fundit në Rripin e Gazës, ndërsa ushtria izraelite njoftoi sot se katër prej tyre humbën jetën pas një shpërthimi që shkaktoi shembjen e një ndërtese në Khan Younis.
Sipas Radios Ushtarake Izraelite, numri i përgjithshëm i ushtarëve izraelitë të vrarë në Gaza që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 866, përfshirë 18 që nga prishja e armëpushimit me Hamasin në mes të marsit.
Konflikti në Gaza vazhdon të marrë jetë nga të dyja palët, me përballje intensive në zonat urbane të Rripit të Gazës, veçanërisht në jug, ku po raportohen humbje të mëdha njerëzore dhe materiale.






