Bisedat e WhatsApp ruajtur në Google Drive së shpejti do të zënë hapësirë

Në 2018-ën WhatsApp dhe Google njoftuan se mund të ruani historikun e bisedave në Drive e cila nuk zinte hapësirë në Drive.

Tashmë duhet të kontrolloni në mënyrë të vazhdueshme hapësirën tuaj në Google Drive nëse e përdorni për të ruajtur kopje të bisedave tuaja të WhatsApp.

Në 2018-ën WhatsApp dhe Google njoftuan se mund të ruani historikun e bisedave në Drive e cila nuk zinte hapësirë në Drive. Kështu kur instaloni WhatsApp në një telefon tjetër nga e para, mund të rikthenit historikun e bisedave të ruajtur në cloud.

Por duke filluar nga Dhjetori 2023, ruajtja e bisedave në Drive do të zërë hapësirë nëse përdorni versioni beta të WhatsApp.

Nëse nuk përdorni versionin beta të WhatsApp, nuk do të vini re ndryshimin e politikën deri vitin e ardhshëm kur do të vijë në gjithë pajisjet Android gradualisht.

Llogaritë personale Google vinë me 15GB hapësirë falas e cila ndahet mes Gmail, Drive dhe Photos. Google thotë se është trefishi i hapësirës që ofrojnë platformat e tjera rivale.

Nëse 15GB nuk mjaftojnë, përdoruesit duhet të paguajnë duke filluar nga 2 dollarë në muaj për 100GB hapësirë në Google One. /