Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të bllokuara, pa përparim të dukshëm drejt një marrëveshjeje.
Sipas analistit të Lindjes së Mesme, Alex Vatanka, si Uashingtoni ashtu edhe Teherani janë më shumë të përqendruar në mesazhe politike sesa në negociata reale. Çështja kryesore që vazhdon të ndajë palët mbetet programi bërthamor i Iranit.
Ekspertët vlerësojnë se pritjet për një marrëveshje të shpejtë janë jorealiste, duke pasur parasysh dekadat e mosbesimit dhe mungesën e një kornize të qartë për dialog.
Ndërkohë, kriza po ndikon edhe në tregjet globale të energjisë. Tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit kanë shtyrë vende si Koreja e Jugut të përshpejtojnë kalimin drejt burimeve të rinovueshme të energjisë. /mesazhi






