Bismilahi

Hoxhë Halil Avdulli

“Bismilahi” ishte i kufizuar me dy emra të Zotit, prej kur Sylejmani a.s. i’a dërgoi letrën Mbretëreshës së Sebes.
Megjithëse Zoti ka shumë emra të tjerë, u përzgjodhën Rrahmani dhe Rrahim (Mëshiruesi, Mëshirëbërësi), të shoqërojnë Bismilahin deri në kijamet.
Kjo, në mënyrë që punët tona të filluara me emrin e Zotit të mos kalojnë asnjëherë dimensionet apo përmasat kuptimore të përcaktuar me këta dy emra…
Gjitha punët që i bëjmë me Bismilah, po që se nuk klasifikohet në kufijtë e mëshirës, ato nuk janë vepra në emrin e Zotit.
Me fjalë të tjera: Autorizimi i dhënë nga Zoti që të veprojmë me emrin e Tij, nuk është i përmasave absolute por gjithsesi është i kushtëzuar në kufijtë e mëshirës..
Pra, vetë Bismilahi, në një formë përgënjeshtron çdo kënd, qe në emër të Zotit derdh gjak të pafajshëm, bënë zullum apo çrregullim në tokë..
Përkufizimi i Bismilahit me Rrahmani Rrahim në esencë është shfajësim nga të gjitha “aktet” e maskuar nën këtë fjalë, në mënyrë që të mos bëhet “emri i Zotit” slogan i krimeve dhe vepra e të liga.

Nga: Halil Avdulli