Bletët braktisin polenin për mishin e kalbur

Një popullatë bletësh kanë ndryshuar dietën e tyre ushqimore duke e orientuar atë drejt mishit. Këto bletë mishngrënëse kanë në aparatin e tyre tretës disa baktere që i ndihmojnë të shpërbëjnë mishin.

Një skuadër entomologësh, kuriozë për këtë lloj të veçantë, përdorën disa pula të ngordhura si karrem në një pyll në Costa Rica.  “Këto janë bletët e vetme në botë që kanë evluar aq sa të mos përdorin bimët si burimin e tyre ushqimor, gjë që shënon një ndryshim thelbësor në zakonet e tyre të të ngrënit”, tha njëri nga shkencëtarët.

Bletët e zakonshme kanë “xhepa” në këmbët e tyre ku mbajnë nektarin e polenin e grumbulluar, por mishngrënëset e kanë ndryshuar përdorimin e tyre duke e përdorur për mishin. Përveç këtyre, në sistemin tretës te bletët e zakonshme ka 5 lloje bakteresh që shpërbëjnë lëndën ushqyese. Por çfarë ndodh kur një specie ndryshon polenin me mishin dhe nektarin me gjakun?

Bletër mishngrënëse kanë një mikrobiomë të përshtatur për të tretur mishin, të ngjashme me ato që gjenden te hienat dhe mishngrënës të tjerë. Arsyeja pse këto bletë kanë ndryshuar dietën e tyre, mendojnë shkencëtarët, mund të jetë konkurrenca për nektarin. Sidoqoftë, pavarësisht trajektores së tyre ushqimore, shpresojmë mos të zhvillojnë ndonjë pëlqim për mishin njerëzor./tvklan.al