Bleu një iPhone 15 Pro Max nga dyqani i Apple por mori një telefon të rremë Android

Në një prej mashtrimeve më të bujshme që kemi dëgjuar, një Britanik ngeli i shtangur në momentin që mori pakon në të cilën duhej të ishte një iPhone 15 Pro Max të cilin e bleu nga faqja zyrtare e Apple.

Personi në fjalë shkoi në rrjetin social Reddit për të ndarë eksperiencën e tij të pazakontë e cila sa shqetësuese është edhe aq qesharake.

Blerësi tha se kishte çdo e-mail dhe informacion zyrtar nga Apple lidhur me dërgesën. Me të hapur kutinë ku supozohej se ishte një iPhone, blerësi menjëherë vuri re diçka që nuk shkonte.

Ai tha se telefoni kishte një mbrojtës xhami të instaluar duke e bërë të besonte se mund të ishte një iPhone i rikthyer nga një përdorues tjetër. Por realiteti ishte akoma më keq sesa ai mendonte.

Pasi ndezi telefonin tha se vuri re një ekrani kishte një hije të pazakontë për një panel OLED së bashku me kornizën e ekranit të ishte më e madhe sesa zakonisht në fund të tij.

Ai kaloi nëpër një proces konfigurimi për të kuptuar se pajisja e dërguar nga Apple në të vërtetë ishte e rremë.

Ai pa se ishte një telefon Android ndërfaqja e të cilit ishte përshtatur të dukej si një iPhone. Vinte me aplikacione të para-instaluara si TikTok, Facebook dhe YouTube duke ofruar më tepër prova se iPhone 15 Pro Max që ai kishte porositur nuk ishte i vërtetë.

Për fatin e tij të mirë ai nuk përdorin kredencialet e tij të Apple ID për tu kyçur duke shmangur edhe një vjedhje të mundshme të llogarisë dhe parave që mund të kishte në Apple Wallet.

Është një rast i rrallë që një blerës të marrë një iPhone të rremë blerë direkt nga Apple. Këto incidente zakonisht ndodhin gjatë blerjes nëpër dyqane e-commerce por vetë Apple shquhet për sigurinë e dërgesave.