Një BMW E30 e modifikuar në mënyrë të veçantë është vënë në shitje në Mbretërinë e Bashkuar.
Bazuar në modelin 325i Touring, makina është transformuar me pjesë karrocerie nga E30 M3, duke përfshirë parakolp sportiv, mbrojtëse të zgjeruara dhe një bagazh të hapur të mbuluar me llamarinë anti-rrëshqitëse.
Nën “kapak” ndodhet motori 2.5-litërsh me turbo, i shoqëruar nga një marsh manual me pesë shpejtësi, që ofron më shumë fuqi se versioni origjinal.
Makina ecën mbi rrota 17-inç me dizajn BBS dhe kombinon pamjen klasike të E30-ës me ndryshime kreative.
Brendësia është e vjetëruar, por me pak punë mund të rikthehet në gjendje të mirë.
Çmimi i shitjes është 6,995 paund (rreth 8,000 euro), dhe përfshihen edhe disa pjesë shtesë.