BMW pret rritje të konsiderueshme të fitimeve në vitin 2021

Prodhuesi gjerman i veturave, BMW, pret rritje të konsiderueshme të fitimeve në vitin 2021, pasi vlerëson se do të ketë përformancë të mirë në të gjitha segmentet ku operon.

BMW-ja, që gjithashtu zotëron markat MINI dhe Rolls-Royce, pret që të ketë rritje të kërkesës për këtë vit që do të shkojë nga 6 deri në 8 për qind.

Gati 90 për qind e tregut që mbulon BMW-ja do të jetë me vetura elektrike deri në vitin 2023, derisa modeli BMW i4 do të lansohet tre muaj para kohës, ka njoftuar gjiganti gjerman.

Vitin e kaluar, BMW-ja shënoi rënie të fitimit neto prej 23 për qind apo 3.86 miliardë euro nga 4.62 miliardë dollarë sa kishte fituar më 2019, kryesisht për shkak të mbylljes së fabrikave si pasojë e pandemisë.