Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Injoranca apo spekullimi gazetaresk: nga një citim Kur’ani në “fjalim arabisht” në...

Injoranca apo spekullimi gazetaresk: nga një citim Kur’ani në “fjalim arabisht” në Kryeministri

Laura Kërtalli

Një shkrim për Laura Kërtallin, ekselenten e protestave, si sallatë e pangrëshme vere

 

Një nga mediat online në Shqipëri, në një shkrim për Laura Kërtallin, një ekselente me shami që ka qenë një prej fjalëmbajtëseve në protestat e pandalshme anti-Rama, i atribuon asaj një fjalim arabisht në Kryeministri(!!!). Kështu thuhet në titull, që është pak të thuash aprofesional; është dhe spekullativ gjithashtu. Më pas, brenda shkrimit, thuhet:  “Ajo u bë shpejt e njohur në internet për shkak të një fjalimi të mprehtë që mbajti në krah të kryeministrit dhe ministrit, por edhe për citatet në arabisht nga Kurani”.

Pra, fjalimi nuk paska qenë arabisht, por arabisht kanë qenë citate nga Kurani.

Këtë lloj sallate të pangrëshme vere të ofrojë mediat në Shqipëri kur është fjala për domene fetare, kryesisht islame.

Gjithsesi, shkrimi ka për qëllim të theksojë faktin se vite më parë, kjo vajzë u nderua me medalje ari në Kryeminsitri nga vetë Rama, i doli në një bursë për studime në SHBA, por zgjodhi të vijojë studimet në Shqipëri. E tani është ndër më aktivet në protestat anti-qeveri. /tesheshi.com/