Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ky fyes i ndërgjegjeve protestuese….

Ky fyes i ndërgjegjeve protestuese….

Berisha, ndër arsyet se pse Rama vijon të votohet e të fitojë

Ndërsa protestat mbarëpopullore të Tiranës kanë vënë dhe atë në shënjestër, Sali Berishën, duke mos e honepsur po aq sa Ramën, ai zgjedh të fyejë ndërgjegjen e protestuesve duke pretenduar se do bëhet sërish kryeministër.

I pyetur në një konferencë se, “Kur do të shkoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për inat të Ramës?”, ai u përgjgj: “Nuk them se do të shkoj vetëm pasi të fitojmë zgjedhjet, si kryeministër. Do të shkoj edhe më parë, natyrisht në momentin e përshtatshëm”.

Dhe është mu kjo ambicie e sëmurë e tij dhe vijimi në politikë që i jep Ramës kaq shumë pushtet.

Psikologjikisht, Rama është i gërditshëm, siç thonë kosovarët, sa pa patur Berishën në sfond. Kur shfaqet ky, zbutet disa gërditja.

Me gjuhë elektorale, është Berisha ai që vijon të shtyjë njerëzit që të votojnë ende Ramën. /tesheshi