Bolidi Audi arriti në video-lojën e Formula 1

Audi do të hyjë në Formula 1 në vitin 2026, por fansat e lojës popullore F1 22 tashmë mund të ngasin një veturë me “petkun” e markës gjermane.

Kur njoftoi hyrjen e tij në Formula 1, Audi publikoi një paraqitje të makinës me një “fustan” të veçantë dhe tani mund të zgjidhet nga ata që luajnë videolojën F1 22.

Codemasters ka bërë të mundur përzgjedhjen e makinës Audi përmes Podium Pass Series 4 VIP, i cili është i disponueshëm nga data 7 dhjetor. Drejtori Codemasters i ekskluzivitetit të F1, Paul Jea, u shpreh i emocionuar që studioja ofroi këtë risi për lojtarët.

Siç dihet, në fillim të këtij viti Audi njoftoi zyrtarisht rikthimin në Formula 1 në rolin e furnizuesit të motorëve të ekipit Sauber, i cili aktualisht operon në Formula 1 me emrin Alfa Romeo Racing. Audi po hyn në Formula 1 ashtu si sporti po prezanton rregulla të reja që do të shohin motorët me djegie të brendshme të kalojnë tërësisht në karburant sintetik.

Testimi do të fillojë në vitin 2025 dhe Audi do të blejë një pjesë në ekipin e garave. Megjithatë, ende nuk ka detaje rreth këtij partneriteti. Është e qartë se Audi do të zhvillojë motorët, ndërsa Sauber do të jetë përgjegjës për zhvillimin e veturave.

Edhe pse po flasim për renderime, vetura e Audi-t falë dizajnit dhe ngjyrave tradicionale tërhoqi shumë vëmendje në motorsport dhe reagimet ishin pozitive.

Ne ndoshta do t’i shohim makinat e Audi për herë të parë në vitin 2025, dhe kompania aktualisht është duke punuar në zhvillimin e motorit në fabrikën Neuburg an der Donau. Rregullat e reja urdhërojnë që makinat të përdorin më shumë energji elektrike, duke e bërë sportin edhe më afër qëndrueshmërisë.

F1 22 është në shitje nga 1 korriku dhe është në dispozicion për Xbox One, Xbox Series X dhe S, PlayStation 4 dhe 5 dhe PC. Mori vlerësime përgjithësisht të mira dhe është loja zyrtare për kampionatet F1 dhe F2.

Prezantimi i modalitetit të lojës Eliminator është sigurisht i ri.