Bolivia thotë se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të operacionit të saj ushtarak në Gaza.
Zëvendësministri i Jashtëm, Freddy Mamani dënoi veprimet e Izraelit si “agresive dhe joproporcionale”.
Bolivia është vendi i parë i Amerikës Latine që ndërpreu marrëdhëniet me Izraelin për shkak të konfliktit. Ajo ka bërë thirrje për një armëpushim dhe thotë se do të dërgojë ndihma në Gaza. Vendi rivendosi lidhjet me Izraelin vetëm në vitin 2019, një dekadë pasi ato u ndërprenë për shkak të sulmeve të mëparshme në Rripin e Gazës. /mesazhi
#HechosDigital ?️ El viceministro boliviano de Exteriores, Freddy Mamani, anunció la ruptura de relaciones diplomáticas con Israel. El gobierno del izquierdista Luis Arce es el primero de América Latina que corta lazos con Israel desde que estalló el conflicto. pic.twitter.com/sMXbh8kzuy
— TV Azteca Honduras (@aztecahonduras) October 31, 2023






