Bolt fiton medalen e tretë të artë

Usain Bolt e ka fituar me Xhamaikan edhe medaljen e tretë të artë në Lojërat Olimpike, Rio 2016, në disiplinën 4×100 metra vrapim.

Bolt ishte ai që u tregua vendimtar, kur mori stafetën nga Nicekl Ashmeade, pasi Asafa Poëell dhe Yohan Blake filluan garën.

Bolt i dha Xhamaikas pozitën e parë dhe kohën prej 37.27.

Në vendin e dytë përfunduan amerikanët, por u diskualifikuan për një mos dorëzim të duhur të stafetës, vendim që do të apelohet, teksa medaljen e bronztë e kanë siguruar kanadezët.

Bolt u shpreh i lumtur për triumfin, duke thënë se ua dedikon këtë fitore fansave dhe gjithë xhamaikanëve, shkruan Telegrafi.

Kjo është medalja e tretë e artë për Usain Bolt, në Rio 2016 dhe e nënta në tri Lojërat Olimpike të fundit.

Kështu, Bolt bëhet legjendë e pavdekshme e Lojërave Olimpike dhe vrapimeve në Atletikë.

Ai tash konsiderohet prej më të mirëve në histori të sportit, krahas legjendarëve si Pele dhe Mohammed Ali.