Bombardimet izraelite shkatërruan mbi 70 për qind të shtëpive në Gaza

Bombardimet e pamëshirshme të Gazës nga Izraeli për gati tre muaj kanë shkatërruar 70 për qind të shtëpive në enklavën e rrethuar palestineze, sipas Zyrës së Mediave të Qeverisë.

Një raport i mëparshëm tha se më shumë se 200 vende të trashëgimisë dhe arkeologjike u shkatërruan në bombardimet izraelite të konsideruara si më shkatërruesit në historinë moderne.

Rreth 300,000 nga 439,000 shtëpi janë shkatërruar nga sulmet izraelite, tha një raport i Wall Street Journal. Duke analizuar imazhet satelitore, raporti shtoi se 29,000 bombat e hedhura në brez kanë shënjestruar zonat e banuara, kishat bizantine, spitalet dhe qendrat tregtare dhe e gjithë infrastruktura civile është dëmtuar në një masë sa nuk mund të riparohen. /mesazhi