Borrell e uron Kurtin, ia rikujton përgjegjësinë që ka për dialogun me Serbinë

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell e ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin për marrjen e detyrës.

Me anë të një postimi në Facebook, Borrell nuk e ka lënë pa ia përmendur Kurtit edhe procesin e dialogut, proces ky që shefi i ri i qeverisë nuk po e konsideron si prioritet të parë.

Ai ka thënë se për rrugën evropiane të Kosovës, dialogu ka një rëndësi kruciale.

Postimi i plotë:

Urime Kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti. Presim të punojmë së bashku për ta sjellë Dialogun Beograd-Prishtinë në një mbyllje të suksesshme. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane. BE mbështet plotësisht axhendën e reformave dhe trajtimin e # COVID19.