Borrell takon Kurtin në Paris: Lufta kundër korrupsionit dhe vazhdimi i dialogut, top prioritete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Paqes në Paris, ndërsa është takuar me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Borrell në një postim në Tëitter shkruan se kishte një takim të mirë me Kurtin dhe kanë diskutuar ndër të tjera, edhe për nevojën urgjente për progres në dialogun Kosovë-Serbi.

“Takim i mirë i mirë me kryeministrin Albin Kurti në margjinat e Forumit të Paqes në Paris për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit si dhe nevojën urgjente për progres në vazhdimin e dialogut Prishtinë- Beograd”, shkruan Borrell.

Ai ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet i Bashkimit Evropian.

Ndryshe, Kurti sot është takuar edhe me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ndërsa të enjten edhe presidentin e Francës, Emmannuel Macron.

Forumi i Paqes është duke u mbajtur në Paris nën patronatin e presidentit francez Emanuel Macron. Diskutime pati të enjten dhe sot mes 450 pjesëmarrësve nga 130 shtete.

Sesioni i parë i këtij forumi është mbajtur në vitin 2018.