Borrell viziton Odesën, premton mbështetje

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, vizitoi Odesën, një qytet port ukrainas dhe ishte dëshmitar i shkatërrimit të shkaktuar nga sulmet ruse.

Vizita e tij vie një vit pasi Moska aneksoi ilegalisht katër rajone të Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin këmbënguli se banorët e rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson kishin “bërë zgjedhjen e tyre – të ishin me Atdheun e tyre”, raporton Deutsche Welle në gjuhën angleze, transmeton KlanKosova.tv.

Një pretendim i hedhur poshtë nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë.

Borrelli premtoi se Evropa nuk do ta braktiste Ukrainën në luftën e saj për të rimarrë rajonet në jug dhe në lindje të vendit. /klankosova