Borussia Dortmund nënshkruan me sulmuesin Sebastien Haller

Klubi Borussia Dortmund nënshkroi me sulmuesin e Bregut të Fildishtë, Sebastien Haller, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pjesëmarrësit në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, Borussia Dortmund, kanë nënshkruar me Sebastien Haller. 28-vjeçari i Bregut të Fildishtë po largohet nga skuadra holandeze Ajax për t’iu bashkuar BVB-së, ku ai ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2026”, tha Borussia Dortmund në një deklaratë.

Skuadra gjermane tha në Twitter se Haller do të veshë fanellën me numrin 9.

Haller luajti për herë të fundit për klubin holandez Ajax ku ka shënuar 47 gola në 65 ndeshje gjatë një sezoni e gjysmë në klubin e Amsterdamit.

Lojtari i Bregut të Fildishtë fitoi tituj të nivelit më të lartë të ligës hollandeze në vitet 2021 dhe 2022 teksa luante për Ajax.

Haller shënoi 21 gola për të qenë golashënuesi më i mirë i ligës holandeze në sezonin 2021-22. Ai gjithashtu shënoi 11 gola në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Përveç Ajax-it, ai ka luajtur edhe për klubin francez Auxerre, skuadrën holandeze Utrecht, skuadrën gjermane Eintracht Frankfurt dhe skuadrën West Ham United të Anglisë.