Ballina Artikuj Borxhi që tashmë Turqia i ka Shqipërisë

Borxhi që tashmë Turqia i ka Shqipërisë

Pikëpyetja e madhe e një devijimi shqetësues: nga Erdogan te Netanyahu, si të jesh natyrshëm hetero e të kthehesh në homo(!!!)

Një pikëpyetje e madhe endet tashmë në qiellin e diplomacisë shqiptare mbi një kthesë të beftë të kryeministrit Rama, përkuar madje dhe me kohën pas ngjarjeve të 7 tetorit në tokën palestineze pushtuar nga Izraeli, ku ai shndërrohet më çifut se çifutët, duke devijuar diku lehtaz e diku rëndshëm, nga një raport i ngushtë me Turqinë në një raport po aq të ngushtë më Izraelin. Por kjo, në një sfond ftohjeje me Erdoganin, i investuar fuqishëm si për ta mbështetur fort në politikën e brendshme e si për ta promovuar në politikën e jashtme. Sjellim këtu në kujtesë kohën e dhjetë viteve më parë, kur Rama nis e afirmohet në skenën ndërkombëtare jo aq nga gjestet e tij kontraverse(atlete të bardha me konstum) apo bautat e tilla në evente ndërkombëtare, se sa nga një ngjizje e ngushtë politike me Erdoganin. Dhe kështu, Turqia do i bëhej Ramës suporti më i fuqishëm për ditët e vështira të dy krizave – tërmet e pandemi – pa llogaritur mbështetjen e fuqishme dhe në sektorë të tjerë.

Ishte kjo ngjizje, thënë ndryshe kjo aleancë me Turqinë, që do e zbuste disi keqgjykimin ndaj Ramës mbi problemet e rënda të qeverisjes. Krah Erdoganit, shihej gjithnjë nën një dritë pozitive. Tashmë kjo nuk ekziston. Lideri turk, përballë të cilit dhe vetë Trump është i kujdesshëm, ndryshe nga të tjerë si ai në skenën botërore, është zëvëndësuar, paradoksalisht, nga një i kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit. Jo me të njëjtin intensitet marrëdhëniesh, por me të njëjtën thellësi. Vizita e fundit në Izrael, fjalimi skandaloz në Knesset, së bashku me furçat e pështira ndaj një Hitleri nr. 2, i vunë vulën një mpleksje të paprinciptë, që nga një këndvështrim, ngjan dhe me një karshillëk ndaj Erdoganit dhe Turqisë. Ç’ka ndodhur mes tyre?!

Duhej kujtuar si krisja ndodhi që trillin e çmendur të Ramës me emrin “shtet bektashi”. Por nuk ishte trill, ishte diçka tejet e rëndë që binte erë, erë Mosad. Mësohet se Erdogan është shokuar kur e ka lexuar idenë e Ramës në New York Times. Dhe me gjasë, Fidan Hakan është vënë në lëvizje. Pra është vënë në lëvizje inteligjenca turke, arma më e fuqishme e saj në betejat gjeopolitike, e cila ka sfiduar dhe vetë Mosadin e tmerrshëm. Kësisoj, Turqia është treguar kategorike se nuk do e lejojë një shtet të tillë. Dhe fakt është se Rama ka kohë që nuk e përmend më fiksimin e tij alogjik deri në perversitet politik që mishërohet në portretin e Baba Mondit me Yoel Kaplan.

Dhe ky është momenti që Turqia vërtet na ka një borxh sot: të na shpëtojë prej një reje të zezë që i avitet Shqipërisë, prej një Izraeli që ka futur nën sqetull kryeministrin e saj. Sinjalet e para janë dhënë: siguria kombëtare te ata, të pabesët, ku radhën mund ta ketë sistemi bankar, armatimi, pronat e patundshme e të tjerë sektorë delikatë. Thjesht dhe ulëritshëm, një minë me sahat!

Duke ndodhur kjo, ikjet frenetike, ato që po e zhbëjnë këtë vend, do na duken lule. Historia është dëshmitare për këtë, Gaza po e po…!